Më 21.03.2020, ekipet e oficerëve të policisë nga SPB Strugë dhe inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut në zonën e komunave të Strugës dhe Vevçanit kryen kontrollin e 10 objekteve hotelierike në lidhje me zbatimin e vendimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për mbrojtje nga virusi KOVID-19. Gjatë kontrollit është konstatuar se një objekt hotelierik në fshatin Labunishtë ka shkelur masat e planifikuara dhe është mbyllur menjëherë me vendim të Inspektoratit të Tregut. Kundër pronarit të objektit do të ngrihen paditë e duhura. Zëdhënëse e Sektorit për Punë të Brendshme-Ohër,Merlina Islami