Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniArjanit Hoxha: BESA kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, propozon 6 masa...

Arjanit Hoxha: BESA kërkon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, propozon 6 masa urgjente

Sekretari gjeneral i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha në një konferencë për shtyp ka kërkuar nga autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme pas përhaphjes së koronavirusit.

“Duke i marrë parasysh gjithë rrethanat e krijuara, vlerësojmë se për hirë të ndalimit të situatës së kirjuar me koronaviursin, shteti urgjentisht duhet të hyj në gjendje të jashtëzakonshme pasi që kjo është forma e vetme për të radikalizuar masat për tu mbrojtur nga kjo pandemi që po përhapet shumë shpejt në vend e rajon”, theksoi Hoxha, përcjell Zyrtare.net

Hoxha ngirti si shqetësim se nga situata e krijuar po dëmtohet edhe biznesi andaj i propozoi Qeverisë disa masa në këtë drejtim.

“Kërkojmë nga Qeveria të dërgoj kërkesë deri tek përmbaruesit që të prolongojnë aktet e plotëfuqishme për pagesë të detyrueshme ndaj gjithë personave fizik dhe juridik për 3 muaj, kërkojmë nga EVN Maqedoni që të shtoj afatin e faturave të papaguar nga 2 në 4 muaj duke mos ndëprerë energjinë deri në 4 fatura pa paguar, të hapen qendra sociale në të gjitha komunat ku të gjitha rastet sociale dhe ata që skanë asnjë të ardhura të furnizohen me produkte elementare ushqimore dhe higjienike. Githë bankat komerciale në vend të pronogojnë afatin e pagesava për kreditë e mara nga persanat fizik dhe juridik për 3 muaj. Bizneset e vogla të marrin ndihma financiare prej së paku 3 mijë euro në muaj varësisht nga numri i të punësuarve. Të prolongohen pagesat për TVSH për së paku 3 muaj e kështu me radhë…”, propozon Hoxha nga Lëvizja Besa.

Masat në fjalë Hoxha tha se nëse është e nevojshme le të të bëhet edhe rialokim i mjeteve nga buxheti në projektet e parapara për vetëpunsim e ngjajshëm.

Hoxha tha se në këto momente duhet ndërgjegjsim maksimal për të mundur sa më shpejt tejkalimi situatës./Zyrtare.net/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!