Wednesday, April 23, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniFilipçe: Do të dërgojmë mjekë shtesë në Dibër, janë infektuar në këtë...

Filipçe: Do të dërgojmë mjekë shtesë në Dibër, janë infektuar në këtë qytet 2 mjekë dhe 2 infermiere

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në konferencën e radhës mbi gjendjen e koronavirusit në vend konfirmoi edhe 5 rastet e sotme me koronavirus, duke e çuar në 31 numrin e të infektuarve në vend. Filipçe tha se për shkak se në spitalin e Dibrës janë infektuar edhe 2 mjekë të tjerë dhe 2 infermiere, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur të çojë dy mjekë shtesë, pulmologë, nga Klinika e Pulomologjisë së Shkupit. Ai u apeloi edhe një herë qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos dalin pa nevojë

Nesër në spitalin e Dibrës do të dërgojmë 2 mjekë plus, mjekë pulmologë nga Klinika e Pulologjisë Shkup, për shkak se ka mungesë të mjekëve si shkak i mjekëve të infektuar. Jemi të vetëdijshëm se mjekët dhe punonjësit mjekësor janë në kushte të vështira dhe më të ekspozuar por nuk kemi asnjë zgjidhje tjetër, të gjithë punonjësit shëndetësorë duhet të paraqiten në punë. U bëj edhe një herë apel qytetarëve, qëndroni në shtëpi, ju lutemi mos dilni pa nevojë- tha Filipçe.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments