Numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi i ri (Covid-19) në SHBA është rritur në 85, ndërsa numri i të prekurve në 4.661, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas shifrave të fundit të njoftuara nga Universiteti “Johns Hopkins” i cili ndjek të dhënat lidhur me Covid-19 në vend, vazhdon të rritet numri i rasteve dhe vdekjeve nga Covid-19 në të gjithë SHBA-në.
Në përditësimin e bërë të hënën, theksohet se humbjet e jetëve nga Covid-19 në SHBA janë rritur në 85, ndërsa numri i të prekurve në 4.661.
Bëhet e ditur se 48 prej vdekjeve në fjalë janë shënuar në Washington që është edhe rajoni ku është vërejtur fillimisht koronavurusi, i cili ndiqet nga New Yorku me 10 vdekje dhe Kalifornia me 7 vdekje.
Ndërsa në “numrin e rasteve të raportuara më shumë” kryeson New Yorku me 950 raste i cili ndiqet nga Washingtoni me 909 raste.
Ndërsa në anën tjetër theksohet se duke filluar që nga dita e hënë në shumë rajone ku koronavirusi është i përhapur ka filluar shpërndarja e kiteve të testeve dhe se numri i rasteve do të rritet me rritjen e numrit të sëmurëve që testohen.