Koronavirusi po vret me mijëra njerëz nëpër botë, ndërkohë që një prej rregullave kryesore për të ndihmuar në shmangien e virusit është larja e duarve me ujë dhe sapun.
E ndërkohë që shumë njerëz nuk binden se sapuni është më efektiv se alkooli, pedagogia shqiptare në Oxford ka treguar disa këshilla për të treguar pse alkooli vret virusin më mirë se alkooli.
Bëhet fjalë për pedagogen shqiptare Detina Zalli, kërkuese shkencore e cila jeton dhe punon në Oxford, Angli e cila përmes një postimi në rrjetet sociale ka treguar qartë dallimin mes efektit që jep sapuni dhe alkoolit.
Rregullat:
1- Sapuni përmban substanca të ngjashme me yndyrën e njohur si amfifilet.
2- Amfifilet kanë struktura shumë të ngjashme me lipidet që ndodhen ne membranën e virusit.
3- Molekulat e sapunit “konkurrojnë” me lipidet në membranën e virusit.
4- Sapuni heq “ngjitësin” që gjendet midis virusit dhe lëkurës tonë, heq ngjitesin që mban së bashku proteinat, lipidet dhe ARN-në qeë përbëjnë virusin, kështuqe virusi ndahet dhe vdes.
ALKOOLI
1- Vret viruset në një mënyrë të ngjashme.
POR…
2- Duhet të përdorni sasi më të madhe sesa sapuni dhe…
3- Nuk i dihet nëse i keni fërkuar mirë duart që alkooli të thithet nga e gjithë lëkura.
Në rang global janë regjistruar 4,947 viktima dhe 132,000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi në 127 vende të botës. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë.
Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i viktimave ka shkuar në 1266 dhe janë prekur mbi 15 mijë të tjerë. SHBA ka mbyllur të gjitha udhëtimet me Europën për një muaj si shkak i këtij virusi. Në Greqi janë shënuar 3 viktima, në Kosovë janë konfirmuar dy rastet e para ndërsa në Shqipëri janë 33 të infektuar, mes tyre një viktimë.