Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniArjanit Hoxha njofton për aktivitetin e BESËS: Do jemi pranë jush, “#MUNDEMI”...

Arjanit Hoxha njofton për aktivitetin e BESËS: Do jemi pranë jush, “#MUNDEMI” (VIDEO)

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha ka dalur sot në një konferencë me gazetarët pas dorëzimit të listave për deputetë për zgjedhjet e 12 prillit dhe zhvillimeve të fundit për reduktimin e aktiviteteve politike, për shkak të situatës së krijuar me pandeminë.

“Mbrëmë në mesnatë skadoi afati i dorëzimit të listave për deputet. Konformë përcaktimeve ligjore nga kodi zgjedhor, Lëvizja BESA së bashku me partnerin e koalicionin LSDM dorëzuan listën të kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 12 prillit. Sllogani i koalicionit tonë është #MUNDEMI dhe ne jemi të bindur se #MUNDEMI të fitojmë mandatin e plotë dhe të pastër nga qytetarët për të qenë fitues në zgjedhjet e ardhshme. Ky koalicion, më i madhi deri më tani përveç se është koalicion parazgjedhor me siguri është edhe koalicioni i qeverisë së ardhshme në RMV”, theksoi Hoxha.

Ai tha se edhe pse vendi është në pragë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për subjektin e tyre më e rëndësishme është
shëndeti i gjithë qytetarëve të RMV-së. “Prandaj, konformë masave të rekomanduara nga ana e qeverisë respektivisht ministrisë së shëndetësisë në dy javët e ardhshme, shtabi qendror zgjedhor dhe gjithë shtabet tjera lokale të Lëvizjes BESA, do të ndalojnë çfarë do lloj aktiviteti publik dhe takime të drejtpërdrejta me qytetarët në vendet publike. Ne, informacionet rreth shtabit, angazhimit politik dhe porosive politike do të mundohemi maksimalisht t’i dërgojmë përmes rrjetëve sociale dhe mediave tjera elektronike. Për në fund, urojmë që kjo situate të tejkalohet në formën më të lehtë të mundshme dhe ne të vazhdojmë aktivitetet tona politike për të qenë në mesin e qytetarëve dhe për të shpalosur ofertën dhe programin tone politik të koalicionit tone #MUNDEMI.”, theksoi sekretari i përgjithshëm, Arjanit Hoxha.

SPONSORE
Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!