Kompanitë e sektorit energjetik të përmbahen nga shkyçja e shfrytëzuesve të rrymës, ngrohjes qendrore ose ujit për fatura të papaguara, porositën sot nga Komisioni Rregullator i Energjetikës.
Nga ky institucion kërkojnë që ky rekomandim të respektohet në dy javët e ardhshëm. Synimi siç thonë është që të tregohet pak solidarizim për shkak të virusit korona.
Në këtë gjendja të jashtëzakonshme, kur për qytetarët shëndeti duhet të jetë primar, duhet të respektohen edhe të drejtat konsumatore të tyre, e me këtë edhe rekomandimet e Qeverisë për parandalimin e përhapjes së virusit, shprehen nga KRE.