UEFA ka njoftuar se të gjitha ndeshjet e Ligës së Kampionëve dhe të Europa Leagues, të parapara për t’u zhvilluara javën tjetër janë anuluar. Ndeshjet e kthimit të së tetës së finales Manchester City – Real Madrid dhe Juventus – Lyon, ishin shtyrë tashmë. Ndërsa, tash u zyrtarizuan edhe shtyrja e ndeshjeve ndërmjet Bayern Munichut me Chelsean dhe Barcelonës me Napolin. Gjithashtu, janë shtyrë edhe ndeshjet e Europa Leagues.
“Për shkak të përhapjes së COVID-19 në Evropë dhe në bazë të vendimeve nga Qeveritë e ndryshme, ndeshjet e organizuara nga UEFA, të parapara për javën tjetër, janë shtyrë”, njofton shtëpia e futbollit evropian.