Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKorona Virusi/ Sulejman Rexhepi: E Xhumaja në Xhami, vaktet tjera në shtëpi

Korona Virusi/ Sulejman Rexhepi: E Xhumaja në Xhami, vaktet tjera në shtëpi

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Reis Ul Ulema Sulejman Efendi Rexhepi në një prononcim ekskluziv për TV Alsat theksoi se Bashkësia Fetare Islame ndjek nga afër situatën me virusin Korona dhe se respekton rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë. Ai me këtë raste nënvizoi se namazi i Xhumasë duhet të falet në objekt fetar, në Xhami, derisa vaktet tjera sugjeroi që besimtarët t’i kryejnë në mënyrë individuale nëpër shtëpitë e tyre.

“Në një konkluzion të Ministrisë së Shëndetësisë theksohet, se çdo vend publik ku mund të bashkohen, mund të takohen mbi 1 mijë vetë, aty ekziston mundësia që diçka të përvidhet dhe të përçohet, sa i përket virusit Korona. Nëpër Xhamiat tona mund të ketë maksimalisht 100, 200, 300 persona që falin Xhumanë. Sa u përket vakteve tjera, preferenca jonë është, më tepër duhet besimtarët të ti kryejnë në shtëpi në mënyrë individuale. E gjithë puna është në namazin e Xhumasë, i cili patjetër e ka të falet në objekt publik dhe i udhëhequr. Dhe ajo që dua ta theksoj me këtë rast, nuk duet askush ta vret mendjen se nëpër Xhamia eksiton ndonjë mundësi që mund të përhapet virusi atje. Komplet xhamitë masën e dezinfektimit e kanë të përditshme”, u shpreh Sulejman Rexhepi, kryetar i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Megjithatë mbyllja e plotë e xhamive sipas Reisit do të shkaktonte panikë tek qytetarët.

“Ne nëse si BFI dalim me qëndrim që t’i mbyllim xhamitë, së pari fetarisht nuk është në rregull, islamikisht nuk është në rregull dhe mua më krijon përshtypje se ne atëherë e kultivojmë çështjen e panikut, a ta kultivosh panikun është me e keqe se virusi korona”, deklaroi Sulejman Rexhepi, kryetar i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!