Monday, October 14, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBota90% të zviceranëve, krenarë me vendin e tyre, ja arsyeja

90% të zviceranëve, krenarë me vendin e tyre, ja arsyeja

Përderisa në vitin 2004 kanë qenë 73 për qind të të anketuarve “krenarë” ose “shumë krenarë” me Zvicrën, aktualisht, të tillë janë 90 për qind.
Pjesë e studimit të fundit, të realizuar nga Instituti për Hulumtimin e Opinionit GFS Bern dhe të sponsoruar nga Credut Suisse, ka qenë edhe besimi që zviceranët kanë ose nuk kanë për institucionet e ndryshme të vendit. Rezultatet tregojnë se Këshilli Federal (qeveria e vendit) gëzon besimin më të lartë nga të gjitha institucionet dhe i prin kështu listës së tyre, transmeton albinfo.ch.
Por ajo që bën përshtypje këtë vit është e dhëna se 18 nga gjithsej 20 institucionet e ranguara më lart, këtë vit kanë pësuar rënie të besimit në krahasim me vitin e kaluar, shkruan sda.ch. Kështu, Forcat e Armatosura dhe Banka Nacionale kanë humbur mjaft nga besimi i tyre ndërsa Gjykata Federale prin bindshëm në listë për besimin që gëzon në popull. Ndërsa bankat në përgjithësi kanë bërë një ngritje të madhe në krahasim me vitin e kaluar: nga vendi i 15-të, në vendin e dytë.
Një zhvillim interesant është edhe ai i ngritjes së krenarisë së zviceranëve me vendin e tyre, shkruan albinfo.ch. Kështu, përderisa në vitin 2004 kanë qenë 73 për qind të të anketuarve “krenarë” ose “shumë krenarë” me Zvicrën, aktualisht, të tillë janë 90 për qind. Dhe, autorët e studimit thonë se në kategorinë e krenarisë kombëtare nuk ka pothuajse fare dallime në mes të simpatizantëve të partive të djathta, të qendrës dhe të majta.

Por çfarë përfaqëson Zvicra në kuptimin pozitiv gjegjësisht: për çfarë dallohet ajo? Shumica e të anketuarve janë shprehur se sistemi i mirë shkollor dhe arsimor është ai që e bën dallimin, transmeton albinfo.ch. Mirëpo, disa karakteristika klasike identitare helvetike si: siguria, neutraliteti, peizazhi dhe atdheu, gjatë viteve të fundit kanë shënuar rënie në vlerësimin e bërë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments