Nuk kanë të mbaruar sukseset e fëmijëve strugan me pjesëmarrjen e tyre në garat kombëtare dhe ndërkombëtare, ku me talentin e tyre shkëlqejnë dhe rrëmbejnê çmimet e para në fushën e muzikës,shkruan Struga Ekspres.
I tillë është edhe suksesi i jashtëzakonshëm i 7 vjeçarit Ahmet Tule ku në garat shtetërore për piano në Shkup shkëlqeu duke sfiduar 70 pjesëmarrësit duke luajtur mrekullisht në piano veprat Mozartit, D.Shostakovich dhe J.Kriger.
Publiku dhe juria profesioniste përveç se u mahnit nga talenti i Ahmet Tules,7 vjeçarit nga Struga,ndau dy çmimet e para me plotë meritë për vogëlushin që premton shumë për në të ardhmen duke u bërë një artist i madh në fushën e muzikës.
(Struga Ekspres)