Monday, April 7, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoni59 vjeçarin shqiptarë për një mezhdë e rrahën për vdekje

59 vjeçarin shqiptarë për një mezhdë e rrahën për vdekje

Burri 59 vjeç nga fshati Sadovinë e Vitisë vdiq si pasojë e plagëve të rënda që mori pas një mosmarrëveshje për tokë nga kusherinjtë e tij. Vrasja ndodhi mëngjesin e sotëm, për të cilën raportoi ekskluzivisht Gazeta Express.

Një burim i besueshëm i Expressit tha se viktima u rrah për vdekje me drunj dhe mjete të forta nga kusherinjtë për shkak të mosmarrëveshjes për mezhdë, apo siç njihet në popull ky term “mexhë”.

Katër personat e dyshuar tashmë ndodhen në prangat e Policisë së Kosovës.

Këtë rast e ka konfirmuar edhe policia.

“Mund ta konfirmoj se një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve trupore të marra gjatë rrahjes. Dyshimet e para janë se rasti ka ndodhur për motive pronësore”, ka thënë Ismet Hashani nga PK.

Ai ka bërë të ditur se janë arrestuar katër persona.

Ndryshe, të premtën për pronë ka vdekur edhe M.N nga Rugova. I dyshuari kryesor i kësaj vrasjeje është vëllai i tij. 50 vjeçari ka marrë lëndime vdekjeprurëse nga sëpata.

Për katër muaj në Kosovë janë vrarë 13 persona. Motivet e këtyre vrasjeve lirisht mund të cilësohen banale. Mosmarrëveshje në familje, probleme me trashëgiminë e pronës, gjakmarrje, vjedhje, etj, janë disa nga motivet që i futën nën dhe nëntë burra dhe tri gra brenda kësaj periudhe të shkurtër kohore.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments