Janë shndërruar në një nga çiftet më të dashur të showbizit shqiptar dhe një fakt të tillë e kanë treguar në çdo postim të tyre.
Por këtë herë për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami është një ditë shumë e gëzuar pasi festojnë 5-vjetorin e lidhjes së tyre. Të dy në rrjete sociale i kanë dedikuar njëri-tjetrit postime plot dashuri.
“5-vjet zjarr që nuk shuhet kurrë”,-ka shkruar Venera. Ndërkohë Lindi është treguar mjaft romantik: “Sot, 5 vite bashke me Veneren time, me dhuraten me te bukur qe me dha Zoti… Te dua,”-përfundon Lindi.
Ata janë njohur dhe dashuruar në talent-show, “The Voice of Albania”,ku Venera doli fituese./Gazeta Express/