Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoni4 vjet burg për vrasësin e vogëlushit, rasti i Almirit rrezikon rrënimin...

4 vjet burg për vrasësin e vogëlushit, rasti i Almirit rrezikon rrënimin e sistemit të drejtësisë

Derisa po pritet fjala e fundit e prokurorit të lëndës për rastin e Almirit, ish-prokurori Sejfulla Osmani thotë se është i papranueshëm rikualifikimi i lëndës në fazën përfundimtare.
Osmani tregon shkelje të shumta procedurale në këtë rast nga ana e prokurorit, duke vënë theksin tek vetura e familjes Iliq. Sipas tij, në ditën e kobshme kur është kryer vepra penale me paramendim, vetura duhej të konfiskohej si provë materiale dhe jo të lihej në shtëpinë e kryerësit të veprës.

Avokati i famijes Aliu, thotë se që nga faza a parë e këtij procesi gjyqësor nuk janë marr dëshmitë e kompletuara nga raporti i neuropsikiatrisë dhe raporti i komunikacionit rrugor. Madje edhe pamjet filmike llogariten si më pak relevante se sa dëshmitë verbale të palëve. Bajrami përmend edhe disa argumente, të cilat i vlerëson si fshehje të fakteve për të lehtësuar akuzën e të dyshuarit Iliq.

Të hënën u mbajt protestë kundër mundësisë së rikualifikimit të lëndës nga “vrasje” në aksident trafiku me pasojë vdekjeje” prej Prokurorëve republikan. Aktori Visar Vishka thotë se ata morën iniciativë qytetare për të ngritur zërin dhe për ta thyer heshtjen, që sipas tij, mbizotëronte nga të gjithë faktorët tjerë relevant të shoqërisë. Ai thotë se do ta vazhdojnë të protestojnë gjithmonë në raste kur ka qasje selektive në sistemin e drejtësisë në Maqedoni.

Të martën u anulua edhe seanca gjyqësore në themeloren e Kumanovës, duke mbajtur pezull këtë proces edhe në pritje të vendimit të Prokurorëve publik. Sipas avokatëve, të cilët diskutuan në emisionin Click Plus, nëse vepra rikualifikohet, të dyshuarit për vrasje Boban Iliq i lehtësohet akuza nga mundësia e dënimit mbi 10 vjet, në uljen e dënimit më pak se 4 vjet burg. Ata vijnë në përfundim se ky rast mund të rrënoj sistemin e drejtësisë dhe t’i jep mundësi që secili nëpër rrugë të kryej vrasje duke shkelur njerëz me makinë dhe të dënohet për aksident trafiku.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments