Gjatë 24 orëve të fundit, nga 10 pacientë të ekzaminuar me pasqyrë klinike të fruthit, katër u pranuan në trajtimin spitalor. Një nxënës tetëvjeçar i vaksinuar nga fshati Ilinden nga Shkupi, një fëmijë i pa vaksinuar një vjeçar nga Çairi, një 45 vjeçar i pa vaksinuar nga Studenicani dhe një fëmijë i pa vaksinuar tetë muajsh nga Studeniçani u shtruan në spital. Këtë sot e konfirmoi mjeku Vladimir Mikiq, përfaqësues nga Komisioni për Sëmundjet Infektive.
Siç vuri në dukje Mikiq, gjashtë pacientë u ekzaminuan në kushte ambulante dhe u dërguan në trajtim në shtëpi.
“Në mesin e tyre kemi një fëmijë tetë muajsh nga Tetova, një 41 vjeçar nga Tetova pa të dhëna për vaksinim, një 40 vjeçar nga Gostivari për ekzaminim dhe tre pacientë nga Shkupi, dy prej të cilëve janë të rritur të cilët janë vaksinuar me një pasqyrë klinike më të lehtë dhe një fëmijë tetëvjeçar nga Saraji i vaksinuar”, tha Mikiq.
Ai shtoi se aktualisht në Klinikën Infektive ka gjithsej 36 pacientë të hospitalizuar, prej të cilëve 19 janë të moshës madhore dhe 17 janë fëmijë.