Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovë36 viktima nga Koronavirusi dhe 1 630 raste të reja në Kosovë

36 viktima nga Koronavirusi dhe 1 630 raste të reja në Kosovë

Autoritetet në Kosovë raportuan të dielën për 36 viktima nga koronavirusi. Ky është numri më i lartë i viktimave, që prej fillimit të pandemisë në mars të vitit 2020.

Sipas raportit ditor në 24 orët paraprake janë regjistruar 1.630 raste të reja.

Rastet e reja dalin pas testimit të 11.017 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë.

Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 816 pacientë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 113.699.

Raste aktive me koronaviurs janë 26.575.

Autoritetet qeveritare e kanë cilësuar si të rëndë situatën me pandeminë në Kosovë dhe më 28 gusht, Qeveria e Kosovës njoftoi për masa të reja kundër pandemisë.

Ndërkaq, sa i përket fushatës së vaksinimit, MSH-ja njofton se brenda një dite janë administruar 11.458 doza.

Në total, Kosova ka administruar 808.078 doza, ku 269.312 persona janë vaksinuar plotësisht me të dyja dozat.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!