Duket se kombëtarja e Kosovës e ka dëshmuar se është pa dyshim një ndër skuadrat më profesionale në Ballkan.
“Dardanët” për pak sa nuk arritën të kualifikohen në Euro 2020 përmes grupeve.
Sidoqoftë, atyre ende nuk u janë shuar shpresat, sepse ka shumë gjasë që të arrijnë atje përmes Ligës së Kombeve.
Prandaj, i gjithë ky sukses nuk do të arrihej pa futbollistët e shkëlqyer që po korrin suksese të mëdha edhe jashtë vendit.
Se këta futbollistë vlerësohen jashtëzakonisht mirë, tregojnë çmimet e tyre:
Milot Rashica – 35 milionë euro
Vedat Muriqi – 12 milionë euro
Florent Hadergjonaj – 7 milionë euro
Amir Rrahmani – 6 milionë euro
Arber Zeneli – 5 milionë euro
Bersant Celina – 5 milionë euro
Valon Berisha – 5 milionë euro
Idriz Voca – 4 milionë euro