Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoni30 milion euro janë “shkrirë” nga llogaritë e Ministrisë së Brendshme në...

30 milion euro janë “shkrirë” nga llogaritë e Ministrisë së Brendshme në kohën e Jankullovskës!

Rreth 30 milionë euro vlerësohet dëmi fillestar që ish udhëheqësia e Ministrisë së Brendshme, e udhëhequr nga Gordana Jankullovska, tani të akuzuar në disa raste nga Prokuroria Speciale, për nëntë vjet, me anë të faturave në denarë dhe vulatave të huaja dhe kasave të Ministrisë së Brendshme dhe DBK-së ia kanë shkaktuar Buxhetit të Republikës së Maqedonisë.
Shifra e saktë do të dihet pasi revizorët shtetërorë do të kryejnë kontrollë në dhomën e madhe të MPB-në të mbushur plotë me llogari, mëson Sudstvo.mk.

Në grumbujt e letrave, revizorët do të duhet të gjejnë se sa para po shkonin nëpër mijëra fatura fiskale, për udhëtime zyrtare në vend dhe jashtë vendit, sa janë ndarë të holla për seminare dhe trajnime, dhe para të thata të harxhuara dhe të justifikuara vetëm me shkrim si “Dreka zyrtare me bashkëpunëtorë” dhe “shpenzime të bashkëpunëtorit” dhe të ngjashme.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments