Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoni30 ditë paraburgim për Mile Janakieskin dhe 7 të akuzuarit e tjerë

30 ditë paraburgim për Mile Janakieskin dhe 7 të akuzuarit e tjerë

Gjykata Penale ka caktuar 30 ditë paraburgim për ish-ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski si dhe shtatë persona tjerë të akuzuar pas arrestimeve mëngjesin e sotëm, ndërsa siç u njoftua më herët dy prej të akuzuarve të tjerë i janë përcaktuar masa kujdesi.

Gjykata Penale informon se është caktuar paraburgim për personat : M.J., A.J., M.J., ER, D.D., V.S. , D.M ,L.S, ndërsa masat kujdesi janë përcaktuar për të akuzuarit B.D. dhe S.K, .Nga Gjykata shtojnë se palët kanë të drejtë ankese.

Përveç Janakievskit, të akuzuarit janë edhe nëpunës shtetëror, noterë, ish avokatë shtetëror si dhe një biznesmen. Në mesin e të arrestuarve janë edhe funksionarë aktual të VMRO-DPMNE-së, Dimitar Dimovski, anëtarë i Komitetit ekzekutiv të partisë dhe Dejan Mitrevski, kryetar i komitetit komunal në lagjen Aerodrom.

Sipas prokurorisë, dhjetë të arrestuarit kanë mundësuar lokacione tërheqëse t’i blejnë persona që fare nuk i kanë plotësuar kushtet ndërsa në këto lokacione është dashur të ndërtohen hotele, në bregun e lumit Vardar si dhe ndërtimi i të ashtuquajturave “Shkallët spanjolle” në sheshin e Shkupit. Asnjëri nga projektet nuk është realizuar.

Prokuroria gjithashtu ka kërkuar të pezullohen nga shitja katër lokacionet ndërsa është kërkuar ngrirja e pronës për të cilën prokurorët dyshojnë se të dyshuarit e kanë fituar në mënyrë joligjore.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!