Wednesday, November 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoni3 vjet burg kush sulmon gazetarët

3 vjet burg kush sulmon gazetarët

Sulmi ndaj gazetarëve, kameramanëve ose fotoreporterëve do të konsiderohet si sulm ndaj personit zyrtar. Ministri i Drejtësisë njoftoi ndryshime në Kodin Penal të cilat do të parashikojnë, përveç gjobave edhe burg deri në tre vjet, për këdo që pengon ose sulmon një punonjës mediatik në kryerjen e detyrës. Risi është se prokuroria do të duhet të veprojë sipas detyrës zyrtare për sulm ndaj ndonjë gazetari, e jo siç ka qenë deri më tani vetëm me denoncim në prokurori. Ministri njoftoi se do të propozojë ulje të gjobave për fyerje dhe shpifje. Shuma zvogëlohet nga 2 mijë në 400 euro për gazetarin, për kryeredaktorin gjoba ulet nga 10 në 2 mijë euro, ndërsa media do të duhet të paguajë pesë mijë euro në vend të 15 mijë për shpifje. Sipas ministrit, ndryshimet duhet të miratohen në shtator.

“Korniza ligjore për këto vepra penale ose vepra të shtrënguara penale për sulm ndaj gazetarëve është deri në tre vjet burg. Mendojmë se në një farë mënyre barazohet me sulmin ndaj një personi zyrtari që i referohet atyre profesioneve që mbrohen posaçërisht nga kodi penal.”ALSAT-M

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!