Sunday, May 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoni27 prilli, të gjithë të arrestuarit shtëpiakë dërgohen në Burgun e Shutkës

27 prilli, të gjithë të arrestuarit shtëpiakë dërgohen në Burgun e Shutkës

Pasi që Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë ka dorëzuar ankesë deri te gjykata më e lartë, gjashtë të dyshuarit nga hetimi për dhunën e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, e cila udhëhiqet nën dyshimet për kryerjen e veprës “kërcënim terrorist të rendit dhe sigurisë kushtetuese”, prej burgut shtëpiak kanë marrë masë më të rëndë, gjegjësisht ata do të shkojnë në paraburgim, njofton Portalb.mk, transmeton Express.
Gjykata e Apelit i ka pranuar të gjitha ankesat e Prokurorisë, të cilat janë dorëzuar për shkak të vendimit të Gjykatës Themelore Shkupi 1 për shqiptimin e masës së kujdesit në paraburgim shtëpiak.

Vetë avokati i palës mbrojtëse, paraprakisht tha se Gjykata ka standarde të dyfishta, pasi që disave u është shqiptuar masë kujdesi me burg shtëpiak, ndërkaq disa të tjerëve masë kujdesi me paraburgim në Shutkë.

Tanimë ka informata që ata që kanë marrë paraburgim shtëpiak, përsëri janë arrestuar nga policia dhe janë dërguar në Burgun e Shutkës, ku do të duhet të kalojnë afatin e paraparë të masës së sigurisë, pasi që vendimi është i plotfuqishëm edhe pse ka mundësi për ankesa, por ajo nuk e ndalon zbatimin e saj.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments