Saturday, May 31, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoni23 vjeçari vdes në burgun e Shutkës

23 vjeçari vdes në burgun e Shutkës

Ndërron jetë një 23-vjeçar Gostivari i cili vuante masën e paraburgimit në burgun e Shutkës në Shkup.

I riu nga Gostivari ka qëndruar në paraburgim nga 18 dhjetor, ka konfirmuar drejtori i burgut Esad Rahiç, shkruan TS.

Drejtori hodhi poshtë pretendimet në disa media, sipas të cilave ngjarja tragjike ishte e lidhur me ngjarjen e javës së kaluar, në të cilën një i arrestuar gjithashtu vdiq në burg dhe u zbulua më vonë se ishte pozitiv për koronavirusin.

Sipas Rahic, sot paradite djali 23 vjeçar ishte në shëtitje të rregullt në oborrin e burgut. Kur u kthye në qelinë i burgosuri tjetër me të cilin kishte ndarë qelinë, u vizitua nga rojet e burgut, të cilët gjithashtu biseduan me djalin dhe nuk kishte asgjë të dyshimtë, as nuk u ankua për probleme shëndetësore.

Në orën 4 pasdite, rojet u thirrën përsëri pasi i riu nuk mund të zgjohej.

Trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion, dhe pritet që ë zbulohen edhe shkaqet e vdekjes.

Përndryshe, në burg janë kryer teste të shpejta si të punonjësve, ashtu edhe të dënuarve, të cilët mund të ishin në një lloj komunikimi me të ndjerin më parë dhe deri më tani nuk ka asnjë pozitiv të vetëm në koronavirus./TS

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments