Wednesday, October 9, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoni21 vjet nga rënia e heroit Ismet Jashari

21 vjet nga rënia e heroit Ismet Jashari

Qemal Aliu

Më 25 gusht mbushen 21 vjet nga rënia heroike e Ismet Jasharit-Komandant Kumanova (1967-1998)

RA NË PËRPJEKJE PËR T’I TËHEQUR SHOKËT

Më 25 gusht të vitit 1998, në vendin e quajtur Bajrak, në fshatin Luzhnicë, në luftime kundër forcave serbe, në përpjekje për t’ i tërhequr trupat e dëshmorëve të rënë një ditë më parë, ka rënë komandanti i Brigadës 121 i Zonës Operative të Pashtrikut, Ismet Jashari, i njohur si Komandant Kumanova. Po atë ditë në të njëjtin vend ka rënë duke luftuar kundër forcave serbe edhe luftëtari i UÇK-së, Habib Zogaj.
Ismet Jashari u lind në fshatin Orizare të komunës së Kumanovës, në vitin 1967. Pas epopesë së Prekazit, më 5,6 dhe 7 mars të vitit 1998, Ismet Jashari bën përgatitjet e fundit për të hyrë në Kosovë. Më 11 mars të po atij viti, ai, bashkë me Fehmi Lladrovcin, Xhevë Krasniqi-Lladrovcin, Mirush Dakën, Bekim Berishën, Agim Bajramin, Fatmir Limajn, Haxhi Shalën e të tjerë, futet në zonat ku po vepronte Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe arrin në Likoc të Drenicës.
Në mars të vitit 1998, Ismet Jashari, së bashku me Fatmir Limajn, Haxhi Shalën, Sadik Shalën e të tjerë, formojnë njësitin ushtarak “Çeliku”, me bazë në Kleçkë. Në prill të vitit 1998, Ismet Jashari ndodhej me detyrë ushtarake në Dukagjin. Me atë rast ai plagoset në të dy këmbët.
Më 24 gusht 1998, forcat armike kishin shtuar rrezen e sulmit duke sulmuar me topa të kalibrave të mëdhenj dhe me raketa tokë-tokë. Në mbrëmje, luftëtarët e lirisë kishin depërtuar thellë në pozicionet armike, duke u shkaktuar dëme në njerëz dhe në teknikë lufte, mirëpo, luftëtarët, Gani Kastrati dhe Afrim Buçaj nuk kishin arritur të tërhiqeshin.
Në mëngjesin e hershëm të 25 gushtit, Ismet Jashari kishte kundërsulmuar befasishëm, në përpjekje për t’i marrë trupat e ushtarëve të rënë. Pas disa orë luftimesh në një distancë të afërt, në altarin e atdheut, në Luzhnicë, bie në altarin e atdheut bashkë me Nuhi Mazrekun dhe Habib Zogajn.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments