Më 25.07.2026, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare në fshatin Llabunishtë, në territorin e po këtij fshati, pranë Liqenit të Podgorcës dhe afër kufirit Maqedoni e Veriut–Shqipëri, gjetën një kafkë njeriu dhe sende të tjera. Në bashkëpunim me institucionet e tjera kompetente, po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.
(Struga Ekspres)













