Më 26.07.2026, në ora 05:10, në bulevardin “Makedonski Prosvetiteli” në Ohër, është ndaluar A.K. (28) nga Prilepi, i cili paraprakisht kishte shfaqur sjellje agresive ndaj zyrtarëve policorë gjatë kryerjes së detyrave të tyre zyrtare. Pas kryerjes së alkotestit, është konstatuar se ai kishte 2,14 promilë alkool në gjak. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të paraqitet kallëzimi përkatës.
(Struga Ekspres)













