Një ngjarje e rëndë është raportuar në një fluturim që po vinte nga Zvicra për në Kosovë.
Sipas informacioneve të siguruara nga Klan Kosova, një udhëtar ka ndërruar jetë në bordin e aeroplanit pak çaste para se ai të ateronte në Kosovë.
Deri më tani nuk janë bërë të ditura shkaqet apo rrethanat e sakta të rastit, ndërsa autoritetet përgjegjëse pritet të japin më shumë detaje në vazhdim.













