Më 09.06.2026, në ora 22:47, në SPB Strugë është raportuar se në fshatin Misleshovë të Strugës ka rënë zjarr në një hambar, i cili ka përfshirë edhe një dhomë të shtëpisë. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa ekipi i Njësisë Territoriale të Strugës ka evakuuar banorët e shtëpisë dhe kafshët shtëpiake nga hambari. Është kryer këqyrje nga ekipi hetimor i SPB Strugë.(Struga Ekspres)













