Sot në Maqedoninë e Veriut pritet mot i paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje të shumta shiu, që në disa zona mund të kalojnë mbi 30 litra për metër katror. Në zonat më të larta reshjet do të jenë të përziera me shi dhe borë, ndërsa në viset malore do të dominojë bora.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me intensitet mesatar, duke arritur herë pas here edhe përforcime, veçanërisht përgjatë luginës së Vardarit.
Temperaturat gjatë ditës do të lëvizin nga 3 deri në 12 gradë Celsius.
Në Shkup parashikohet mot i vranët me reshje shiu dhe erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.













