Tuesday, March 31, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKulturëNxënësit e Veleshtës fitojnë vendin e parë për ese në nivel republikan(FOTO)

Nxënësit e Veleshtës fitojnë vendin e parë për ese në nivel republikan(FOTO)

Në ambientet e American Corner u zhvillua ceremonia e ndarjes së certifikatave për nxënësit pjesëmarrës në konkursin republikan të eseve “Write On”.

Nxënësit e Shkollës Fillore Komunale “Zini Hani” – Veleshtë arritën një sukses të jashtëzakonshëm, duke u renditur në mesin e më të mirëve në këtë garë:

Erand Skenderi, klasa VIII – vendi i parë
Jon Kondri, klasa VII – vendi i dytë
Rea Kondri, klasa VI – vendi i tretë
Greta Bekteshi, klasa IX – vendi i parë nga vlerësimi i jurisë.

Ky rezultat i shkëlqyer është fryt i përkushtimit të nxënësve dhe mbështetjes profesionale nga mentorët e tyre, Makfiret Dika dhe Lulvere Tuda.
Ky sukses përfaqëson me dinjitet shkollën dhe është një dëshmi e talentit dhe punës së palodhur të nxënësve në fushën e shkrimit.

(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!