Struga ime e dashur, ngrihu dhe mos hesht përballë padrejtësisë!
Protesto me zë të fuqishëm, me parrulla dhe zë që dëgjohen deri në qiell. Askush nuk ka të drejtë të shkelë dinjitetin e struganëve për interesa pushteti. Kur na prekin të drejtën, përgjigjja jonë duhet të jetë e bashkuar dhe e vendosur.
Ndërprerja e Korridorit 8 që prek Strugën është një padrejtësi që nuk duhet pranuar në heshtje. Kjo nuk është vetëm çështje rruge, por çështje zhvillimi, mundësie dhe dinjiteti për gjithë qytetin.
Është koha të mësohemi të guxojmë, të reagojmë dhe të protestojmë për atë që na takon. Sepse kur zëri ynë bashkohet, ai bëhet forcë që nuk mund të injorohet.
Struga meriton më shumë, dhe kjo fillon nga ne.
Lindim Etemi-Struga Ekspres













