Kryetari i LSDM, Venko Filipçe, në një konferencë për shtyp propozoi një paketë masash ekonomike me qëllim zbutjen e pasojave nga rritja e çmimeve të karburanteve dhe shtrenjtimi i pritshëm i produkteve bazë.
Filipçe vlerësoi se Qeveria nuk po ndërmerr masa të mjaftueshme në kushtet e krizës energjetike dhe ekonomike të shkaktuar nga zhvillimet në Lindjen e Mesme.
Ai theksoi se rritja e çmimeve të karburanteve nuk është befasi, duke pasur parasysh se çmimi i naftës në bursat botërore gjatë muajit të fundit është rritur rreth 60 për qind.
Ai vlerësoi se Qeveria duhej të mbante më shumë mbledhje të jashtëzakonshme për ta përgatitur sistemin për goditje të tilla të çmimeve.
Sipas tij, rritja e çmimeve të karburanteve do të shkaktojë edhe një varg shtrenjtimesh të tjera.
“Do të rritet çmimi i energjisë elektrike, do të shtrenjtohen produktet bazë ushqimore. Ky do të jetë një zinxhir ngjarjesh që do të pasojë pas shtrenjtimit të karburanteve”, deklaroi Filipçe.
Si zgjidhje, LSDM propozon:
• uljen e TVSH-së për të gjithë energjensat nga 18% në 5%,
• uljen e akcizës për karburantet për 4 denarë për litër,
• si dhe heqjen e TVSH-së për produktet bazë ushqimore.
“Këto masa do ta ulin drejtpërdrejt çmimin e karburanteve në pompat e benzinës dhe do të ndihmojnë në amortizimin e rritjes së mundshme të çmimeve të ushqimit”, deklaroi Filipçe.(INA)













