Gjatë ditës së sotme priten vranësira të herëpashershme të shoqëruara me intervale me diell. Era do të jetë kryesisht e lehtë, ndërsa në zonat përgjatë Vardarit do të fryjë herë pas here me intensitet mesatar nga drejtimi juglindor.
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga -4 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës maksimalet do të arrijnë nga 6 deri në 11 gradë.
Në Shkup, moti do të karakterizohet nga vranësira të ndryshueshme dhe erë e lehtë juglindore.
Temperatura minimale do të jetë rreth -1 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 9 gradë Celsius.













