Më 01.02.2026, në ora 20:30, në Kërçovë, zyrtarë policorë nga MPB Kërçovë e privuan nga liria E.P. (34) nga Kërçova, duke vepruar sipas një kallëzimi paraprak se në shtëpinë familjare kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
(Struga Ekspres)













