Zekolli Shaqiri: Lajme shumë të mira nga Brukseli për transportuesit tanë
Zëvendësministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri, ka njoftuar se Brukseli ka pranuar kërkesat e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut lidhur me transportuesit.
“Lajme shumë të mira nga Brukseli për transportuesit tanë. Qëndrimet tona u pranuan dhe shoferët tanë tashmë njihen si profesionistë, një kërkesë kyçe për të cilën kemi punuar vazhdimisht”, thekson Zekolli Shaqiri.
Pas protestave dhe ofensivës së fuqishme gjatë periudhës së fundit, Brukseli do të miratojë një Strategji të re për viza e cila do të nënkuptojë zgjidhjen e problemit me të cilin u përballën shoferët profesionistë.
“Strategjia e re për viza që po përgatitet nga BE-ja pritet të sjellë zgjidhje konkrete për sfidat me të cilat u përballën shoferët profesionistë. Faleminderit të gjithë partnerëve që ndihmuan në këtë proces të rëndësishëm. Angazhimi ynë për sektorin e transportit vazhdon”, shkruan zëvendësministrja Zekolli Shaqiri.













