
Fetai për Nexhat Dacin: Kam patur nderin të shërbej një vit në Kuvendin e Kosovës nën udhëheqjen e tij
Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë dhe njëri nga liderët e VLEN, Arben Fetai ka reaguar pas lajmit për vdekjen e Nexhat Dacit.
Ai ka thënë se Daci ishte një figurë e shquar e jetës politike dhe akademike të Kosovës.
“Me shumë keqardhje mësova lajmin për ndarjen nga jeta të ish- kryetarit të Kuvendit dhe ish-ushtruesit të detyrës së presidentit të Kosovës, Nexhat Daci. Ai ishte figurë e shquar e jetës politike dhe akademike të Kosovës. Kam patur nder të shërbej një vit në Kuvendin e Kosovës nën udhëheqjen e tij dhe do e mbaj mend si lider i matur dhe i përkushtuar i cili ka dëshmuar guxim dhe vizion në momente më kyçe”, ka thënë Fetai.
Mendimet tona, shton ai, janë me familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën e respektuan”.
“Përkushtimi dhe shërbimi i tij ndaj vendit do të mbeten përherë në historinë e Kosovës”, ka shkruar zëvendëskryeministri Fetai.













