Monday, December 29, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKosovëLumir Abdixhiku pranon rezultatin: Vendimi për dorëheqje në duart e Kuvendit të...

Lumir Abdixhiku pranon rezultatin: Vendimi për dorëheqje në duart e Kuvendit të LDK-së

- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas përfundimit të numërimit të mbi 90 për qind të votave, ka pranuar se rezultati zgjedhor nuk e ka përmbushur synimin e tij për ta ngritur LDK-në në nivelin që ai kishte parashikuar.
Ai ka deklaruar se, ndonëse fushata ishte e denjë dhe e pasur në përmbajtje, vullneti i qytetarëve ka qenë vendimtar dhe duhet respektuar pa asnjë hezitim. Sipas tij, rezultati i zgjedhjeve është një mesazh i qartë që partia duhet ta pranojë me përgjegjësi.
Abdixhiku ka bërë të ditur se do të thërrasë Kuvendin e LDK-së, ku do të diskutohen të gjitha çështjet që lidhen me procesin zgjedhor, përfshirë edhe rolin dhe përgjegjësinë e tij si kryetar i partisë.
Ai ka theksuar se nëse Kuvendi i LDK-së vlerëson se dorëheqja e tij është e nevojshme, ai do ta ofrojë atë pa asnjë kundërshtim, duke nënvizuar se çdo vendim do të merret në mënyrë demokratike brenda organeve të partisë.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!