Monday, December 29, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniIzet Mexhiti: Një sihariq i mirë nga Kosova, fitore e re për...

Izet Mexhiti: Një sihariq i mirë nga Kosova, fitore e re për Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen

- Advertisement -

Mexhiti: Një sihariq i mirë nga Kosova, fitore e re për Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti, ka përshëndetur fitoren e re të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe të Lëvizjes Vetëvendosje, duke e cilësuar atë si një lajm të mirë që vjen nga Kosova.
Në mesazhin e tij të urimit, Mexhiti thekson se fitorja e Kurtit është edhe më e madhe se ajo e zgjedhjeve të kaluara, ndërsa zgjedhjet demokratike të zhvilluara sot, sipas tij, e rikonfirmojnë se Kosova ka ndërtuar një traditë të mirëfilltë demokratike me garë të ndershme dhe të drejtë.
“Është kënaqësi e madhe të shoh fitoren tuaj të re. Zgjedhjet demokratike dëshmojnë se Kosova tashmë ka krijuar një traditë të fortë demokratike”, ka deklaruar Mexhiti.
Ai ka përmbyllur urimin me fjalët: “Nga Shkupi i fitoreve, përgëzime për rezultatin tuaj!”, duke i uruar suksese të mëtejshme kryeministrit Kurti dhe qeverisë së re të Kosovës.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!