Dy shtetas nga Maqedonia e Veriut kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi në orët e para të mëngjesit në autostradën Beograd–Nish. Sipas informacioneve jozyrtare, drejtuesi i automjetit të tipit “Seat” ka humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga.
Bëhet e ditur se shoferi dhe bashkudhëtarja e tij, një burrë dhe një grua, të dy shtetas maqedonas, kanë ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa një pasagjer tjetër është dërguar në spital me lëndime të rënda, njofton Telegraf.rs.













