Thursday, December 11, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniSulm në studion e “Infomax”gjatë transmetimit live të podkastit

Sulm në studion e “Infomax”gjatë transmetimit live të podkastit

Mbrëmjen e kaluar, pak para mesnatës, një person tentoi të hynte me forcë në studion e Infomax gjatë transmetimit live të podkastit “Muhabete të rënda”, ku të pranishëm ishin drejtuesit Milosh Miloshevski dhe Aleksandar Mitovski, si dhe i ftuari i rregullt, ish-kryetari i Komunës së Karposhit, Stevçe Jakimovski, përcjell Zyrtare.

Ngjarja ndodhi rreth minutës së 77-të të transmetimit, kur një person trokiti dhe më pas, sipas gazetarit Mitovskit, theu derën e hyrjes së studios. Pas një pauze të shkurtër, Mitovski deklaroi se personi kishte hyrë brenda, kishte dëmtuar disa dyer të tjera dhe ishte konfliktuar fizikisht me gezetarin Miloshevski, derisa stafi arriti ta nxirrte jashtë. Më pas ndërhyri policia, e cila e ndaloi sulmuesin.

Sipas Mitovskit, personi kishte hyrë për të “mbrojtur kryeministrin nga kritikat” që po bëheshin në emision.

Transmetimi u rifillua rreth orës 4 të mëngjesit, kur gazetari Mitovski konfirmoi se policia kishte përfunduar kontrollin në redaksi. Ai shtoi se sulmi mund të ketë qenë provokim, duke përmendur faktin që ai ende ka një pjesë të mbetur të dënimit me kusht nga viti 2020 për publikimin e një dokumenti zyrtar./Zyrtare/

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!