Friday, December 12, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniBerisha: Këshillit i Qytetit të Shkupit miratoi një sërë vendimesh me rëndësi...

Berisha: Këshillit i Qytetit të Shkupit miratoi një sërë vendimesh me rëndësi për funksionimin më efikas të qytetit

Berisha: Këshillit i Qytetit të Shkupit miratoi një sërë vendimesh me rëndësi për funksionimin më efikas të qytetit

Sot në seancën e Këshillit të Qytetit të Shkupit janë miratuar një sërë vendimesh me rëndësi për funksionimin më efikas të qytetit dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Këshilltarët e VLEN-it, siç ka theksuar Zekerija Berisha, kanë kontribuuar aktivisht në mbështetjen e çdo vendimi që sjell transparencë, bashkëpunim ndërinstitucional, përmirësim të higjienës komunale, rritje të qasjes për personat me aftësi të kufizuara, si dhe modernizim të shërbimeve publike.

“Përkrahëm iniciativat për subvencionimin e ndërmarrjeve publike, përmirësimin e rendit komunal, përforcimin e inspektorateve, si dhe pranim-dhurimin e mjeteve dhe pajisjeve të reja që do t’i shërbejnë qytetarëve. Gjithashtu, mbështetëm programet lehtësuese për transportin dhe parkimin e personave me aftësi të kufizuara dhe ky është një hap i rëndësishëm drejt një qyteti më gjithëpërfshirës. VLEN mbetet zë i qytetarëve dhe garanton se çdo vendim i ynë është në funksion të një qyteti më të pastër, më të organizuar dhe më social”, ka thënë këshilltari nga VLEN, Zekerija Berisha.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!