Thursday, December 11, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNevzat Bejta konfirmon se do të jetë kandidati i VLEN-it për kryetar...

Nevzat Bejta konfirmon se do të jetë kandidati i VLEN-it për kryetar të Gostivarit

Të nderuar qytetarë të Gostivarit,

Me lejen e Zotit, me vullnetin e qytetarëve, me rezultatet e anketimeve dhe pas konsultimeve me liderët e VLEN-it, është vendosur që kandidati i VLEN-it për këto zgjedhje në Gostivar të jem unë.

Për zyrtarizimin e kësaj nisme të ndershme dhe me qëllim të vetëm – të mirën e qytetit dhe të qytetarëve të Gostivarit – nesër në orën 12:00 do të dorëzojmë kandidaturën pranë Komisionit Komunal Zgjedhor.

Në emrin tim, në emër të liderëve të VLEN-it dhe të shtabit qendror, ju ftojmë që nesër, në orën 12:00, te parku i vogël pranë komunës, të merrni pjesë në ceremoninë e dorëzimit të kandidaturës.

Takohemi nesër. Na priftë e mbara.

Me respekt,
Nevzat Bejta

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!