Thursday, December 11, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniFetai me porosi: Ballkani Perëndimor nuk ka nevojë për më shumë teori,...

Fetai me porosi: Ballkani Perëndimor nuk ka nevojë për më shumë teori, nga Shkupi po ofrojmë zgjidhje

Fetai me porosi: Ballkani Perëndimor nuk ka nevojë për më shumë teori, nga Shkupi po ofrojmë zgjidhje

Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai ka dalë me porosi pas mbylljes së Forumit rajonal të mbajtur sot në Shkup të titulluar si: “Nga politika në ndikim: Avancimi i integritetit dhe reformave institucionale në Ballkanin Perëndimor”.

Ai ka thënë se Shkupi, “po bëhet pika ku rajoni bashkon forcat për një të ardhme më të ndershme dhe më transparente”.

“Me ministra, ekspertë, gazetarë dhe partnerë ndërkombëtarë diskutuam se si politikat kthehen në rezultate të matshme, si teknologjia dhe inteligjenca artificiale bëhen aleate në luftën kundër korrupsionit dhe si ndërtohen institucione që u shërbejnë sinqerisht qytetarëve. Në mbyllje të forumit rajonal e miratuam Deklaratën e Shkupit, jo si dokument ceremonial, por si zotim publik që matet me standarde, me transparencë dhe me punë konkrete”, ka theksuar në mesazhin e tij në rrjetet sociale, Fetai.

Sipas tij, kjo nismë nuk është një ditë e vetme, por është fillimi i një procesi vjetor, derisa të kemi institucione që e meritojnë besimin e njerëzve.

“Ballkani Perëndimor nuk ka nevojë për më shumë teori. Sot nga Shkupi po ofrojmë zgjidhje”, përfundon ai.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!