Thursday, December 11, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAKI përsëri me Valbon Limanin synon postin e kryetarit të Gostivarit

AKI përsëri me Valbon Limanin synon postin e kryetarit të Gostivarit

Kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Valbon Limani, ka dorëzuar zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Komunës së Gostivarit për zgjedhjet e përsëritura që do të mbahen më 11 janar 2026. Pas dorëzimit të dokumenteve, Limani deklaroi se pret zgjedhje të ndershme, fer dhe demokratike, ku – siç tha ai – qytetarët do ta shprehin lirshëm vullnetin e tyre politik, theksohet në kumtesën e ASH-së së Arben Taravarit të cilën MIA e përcjellë në formë integrale.

Limani njoftoi se kjo fushatë do të jetë më ndryshe nga herët tjera: pa tubime të mëdha, duke u fokusuar tek komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarët, në terren. I pyetur për faktin se koalicioni VLEN ende nuk ka vendosur emrin e kandidatit të tyre për Gostivarin, ai uroi që koalicioni të arrijë të tejkalojë dallimet e brendshme dhe të marrë vendimin sa më shpejt.

I sigurt në rezultat, Limani u shpreh i bindur se përsëritja e zgjedhjeve do të sjellë të njëjtin epilog – një fitore bindëse për të dhe koalicionin që përfaqëson.

Në raundin e parë të zgjedhjeve më 19 tetor, ai siguroi epërsi të dukshme ndaj kundërkandidatëve, por procesi u shpall i pasuksesshëm për shkak të mosarritjes së censusit. Deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja, komuna drejtohet nga një ushtrues detyre i besuar nga Qeveria.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!