Tuesday, December 9, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniZv.ministri Hoxha pret delegacion nga Turqia, diskutohet zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik dhe...

Zv.ministri Hoxha pret delegacion nga Turqia, diskutohet zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik dhe bujqësor

Zv.ministri Hoxha pret delegacion nga Turqia, diskutohet zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik dhe bujqësor

Zëvendësministri i Bujqësisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Albrim Hoxha, ka pritur sot një delegacion nga Turqia të përbërë nga përfaqësues të politikës, biznesit, bujqësisë dhe sektorit të shëndetësisë.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në disa sektorë kyç, përfshirë industrinë tekstile, pajisjet industriale, prodhimin e ushqimit, medikamentet, turizmin shëndetësor dhe rritjen e eksporteve nga vendi.

Bujqësia ishte një nga temat qendrore të diskutimit, ku palët shkëmbyen ide për modernizimin e teknologjive bujqësore, rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe promovimin e produkteve organike. Po ashtu, u theksua rëndësia e forcimit të zinxhirëve të qëndrueshëm të furnizimit dhe mundësitë për investime të përbashkëta.

Zv.ministri Hoxha vlerësoi takimin si një hap të rëndësishëm drejt krijimit të partneriteteve të reja dhe nxitjes së zhvillimit ekonomik. Ai theksoi se bashkëpunime të tilla kontribuojnë në rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!