Tuesday, December 9, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniArben Fetai: Lufta kundër korrupsionit është betejë për cilësinë e demokracisë

Arben Fetai: Lufta kundër korrupsionit është betejë për cilësinë e demokracisë

Fetai: Lufta kundër korrupsionit është betejë për cilësinë e demokracisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai, ka theksuar se integriteti institucional është parakusht për funksionimin e shtetit dhe standard që nuk mund të negociohet.

Në një postim në Facebook, Fetai kujtoi se edhe në Konferencën Globale të OKB-së ka nënvizuar se korrupsioni nuk luftohet me intuitë apo deklarata, por me fakte, sisteme funksionale, vigjilencë institucionale dhe standarde të qarta që nuk varen nga ndryshimi i qeverive.

Ai theksoi se kjo betejë nënkupton forcimin e mekanizmave të kontrollit dhe transparencës, matjen e rreziqeve të korrupsionit me metodologji moderne, ndërtimin e institucioneve më të forta se individët dhe mbylljen e çdo hapësire ku abuzimi mund të ndodhë.

“Si Zëvendëskryeministër për Qeverisje të Mirë dhe si kryetar i Trupit ndër resor për koordinimin e aktiviteteve kundër korrupsionit dhe i Këshillit nacional për hetime financiare dhe konfiskim të pasurisë, angazhimi im mbetet të ndërtojmë sisteme që e parandalojnë korrupsionin dhe mekanizma që e bëjnë të pamundur mbajtjen e pasurisë së fituar padrejtësisht”, ka deklaruar Fetai.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!