Friday, November 28, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKulturëMendi Qyra: Dita e Flamurit në Labunisht, aty ku gjuha, tradita dhe...

Mendi Qyra: Dita e Flamurit në Labunisht, aty ku gjuha, tradita dhe historia mbeten gjallë (FOTO)

Dita e Flamurit 🇦🇱 në Labunisht – aty ku gjuha, tradita dhe historia mbeten gjallë

Sot pata nderin dhe emocionin e veçantë ta filloj festën e 28 Nëntorit në Labunisht, në një program shkolle plot ndjenja, krenari dhe dashuri për atdheun.

Të vegjlit e këtij fshati përcollën një emocion të jashtëzakonshëm përmes vargjeve dhe këngëve shqipe, një kujtesë e gjallë se sa e rëndësishme është ruajtja e gjuhës shqipe dhe mbrojtja e identitetit tonë kulturor.

Në Labunisht, kjo traditë jo vetëm që vazhdon, por merr forcë nga brezi i ri që e mban me kaq pasion. Një vend të veçantë në këtë ditë e zë edhe figura e Murat Labunishtit, mësuesit dhe atdhetarit që ia kushtoi jetën arsimit shqip dhe ndërgjegjësimit kombëtar.

Kontributi i tij është frymëzim i përhershëm për ne dhe për gjithë fshatin. Faleminderit shkollës, mësuesve dhe organizatorëve për programin aq të bukur dhe të ngrohtë. ❤

Mendi Qyra-Kryetar i Komunës së Strugës


________________
Денот на Знамето во Лабуништа 🇦🇱 – таму каде што јазикот, традицијата и историјата живеат

Денес ја започнав прославата на 28 Ноември со посебна чест и емоција во Лабуништа, на една училишна свеченост полна со чувства, гордост и љубов кон татковината.

Малите ученици од ова село пренесоа силни емоции преку стихови и песни на албански јазик, жив потсетник за важноста на зачувувањето на албанскиот јазик и заштитата на нашиот културен идентитет. Во Лабуништа оваа традиција не само што продолжува, туку добива сила преку новите генерации кои ја носат со толку многу страст.

Особено место во овој ден има и ликот на Мурат Лабуништа, учителот и патриотот кој го посвети својот живот на албанското образование и националната свест. Неговото дело останува постојана инспирација за сите нас и за целото село.

Благодарам на училиштето, наставниците и организаторите за прекрасната и топла програма.❤

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!