SHFK “Zini Hani” në Veleshtë ka shprehur sot mirënjohjen më të thellë për pedagogen Bukurie Trena, e cila i ka dhënë fund karrierës së saj të gjatë dhe të suksesshme në shërbim të arsimit, njofton Struga Ekspres)
Gjatë viteve të punës së palodhshme, Bukurie Trena është vlerësuar jo vetëm si pedagoge e përkushtuar, por edhe si udhërrëfyese, motivim dhe mbështetje e jashtëzakonshme për shumë gjenerata nxënësish. Ajo ka lënë gjurmë të pashlyeshme në zemrat e fëmijëve dhe në historinë e shkollës.
“Ju urojmë që vitet e ardhshme të jenë të mbushura me qetësi, gëzim dhe përmbushje. Puna dhe kujdesi juaj do të mbeten gjithmonë një pjesë e çmuar e shkollës sonë,” thuhet në urimin zyrtar të drejtoreshës Shqipe Zhuta Ziba dhe kolektivit të SHFK “Zini Hani”.
Me pensionimin e saj, shkolla i jep lamtumirën një pedagogeje që ka kontribuar me zemër dhe përkushtim, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në arsim.
(Struga Ekspres)














