MSH: Ja sa viktima dhe të prekur me koronavirus ka sot në Maqedoni

0
5

Për 24 orët e fundit në mbarë vendin nga 3.073 teste të kryera janë regjistruar 46 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 19 vetëm në Shkup.

Betejën me Covid-19 e kanë humbur 14 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 155.117 raste, prej të cilëve 147.190 janë shëruar, kurse 5.356 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 2.571 raste aktive me virusin korona.