Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeSlider19 vjeçari hidhet nga kati i pestë pasi nëna ja ndalon kompjuterin

19 vjeçari hidhet nga kati i pestë pasi nëna ja ndalon kompjuterin

Jo rrallë herë zënkat përfundojnë si mos më keq. Raporti prind- fëmijë konsiderohet i shenjtë por që bukur shpesh mes tyre krijohen raporte të acaruara.

Kështu, një nënë nga Torino ia ka larguar djalit të saj 19 vjeç kompjuterin, duke mos i lejuar përdorimin e tij. Pas kësaj i riu është hedhur nga kati i pestë ku edhe jetonte.

Djali është shtruar në spital në gjendje të rëndë.

19 vjeçari jetonte ‘në simbiozë’ me kompjuterin, pasi vuante nga sindroma hikikomori, që në fjalë të tjera do të thotë të izolohesh.

Sipas asaj që shkruan “Corriere Torino”, 19 vjeçari nuk dilte kurrë nga shtëpia, prej vitesh tashmë.

Reshti së shkuari në shkollë dhe nuk kërkonte kurrë punë. Jeton me të ëmën në një lagje të populluar. I ati kishte ikur nga shtëpia prej kohësh, ndërsa e motra, sapo mundi, u largua nga shtëpia për të ndërtuar jetën me të fejuarin e saj.

“Qëndronte para kompjuterit nga mëngjesi në mbrëmje dhe kur e ëma i thoshte se duhej të shkëputej, ndonjëherë ngrinte duart lart”, rrëfeu një komshie për të përditshmen.

Zënka e së shtunës, në datë 29 qershor ishte vetëm një nga të shumtat mes të dyve.

Tani, djaloshi është shtruar në spital me dëmtime të rënda.

“Falë Zotit nuk e pashë tek binte, deklaroi një komshie. Ishte ora 15.30 dhe dëgjova të qante një vajzë të vogël. Isha në shtrat, nuk doja të çohesha. Pas pak çastesh, të qarat nuk pushonin dhe mendova: po kush është ai që e lë të qajë ende këtë vogëlushe? Më pas kuptva se ishte e ëma, kur e pashë të mbledhur kruspull, të zvogëluar. Nuk pushonte dot. Të paktën nuk pashë fluturimin e tij, sepse u ndjeva shumë keq. Pesë minuta më parë isha mbështetur në dritare. Kishte ngritur dorën për të qëlluar të ëmën që në mëngjes, gjithnjë për kompjuterin. Sot paradite, sërish. Gjithnjë për faj të kompjuterit, nga mëngjesi në mbrëmje.

Në fakt kurrë nuk e kam parë në jetën time. Hera e parë që e pashë ishte sot kur zbrita poshtë dhe e pashë të shtrirë në tokë “.

“Nëna e tij nuk ishte mirë, ishte në depression dhe kishte nevojë për kurim, por nuk mendoj se kishte marrë ilaçe, shpjegoi një tjetër fqinje. Si ajo ishte edhe i biri. Nuk di nëse në moshën 19 vjeçare mund të vdiset në atë mënyrë. Edhe unë kam një djalë, 23 vjeç dhe zihem gjithnjë. Kur e mendoj më vjen të qaj”.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!