Sunday, August 10, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e

Trupi i pajetë i zhytësit bullgar u gjet në afërsi të fshatit Trpejcë

Pasditen e sotme, në afërsi të fshatit Trpejcë, është gjetur trupi i pajetë i një zhytësi nga Republika e Bullgarisë, i cili më herët gjatë ditës ishte raportuar si i zhdukur në ujërat e thella të Liqenit të Ohrit

Lajmi është konfirmuar për Super Radio dhe OhridPress nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Ohër, përcjell Struga Ekspres.

Sipas informacioneve fillestare të marra nga SPB Ohër, më datë 9 gusht 2025, rreth orës 13:15, është raportuar se shtetasi bullgar I.T., 52 vjeç, ishte zhdukur gjatë një zhytjeje në thellësi prej 89 metrash në ujërat e Liqenit të Ohrit, në zonën mbi fshatin Trpejcë.

Masat për kërkimin dhe gjetjen e tij janë ndërmarrë nga ekipet e Policisë Liqenore, në bashkëpunim me zhytësit e Kryqit të Kuq dhe klubin e zhytjes “Amfora”, informojnë nga SPB Ohër.(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments